“Vdesin”në kafe të rinjtë shqiptarë

E rëndë si fjalë… “Vdesin”, por realisht po vrasin vitet më të bukura të jetës. Në një moshë vendimtare për jetën të rinjtë shqiptarë zgjedhin të “vdesin” në kafene. Dita nis me kafen 2 orëshe të mëngjesit. Më pas shoqërohet me një kafe dreke, e cila zakonisht është ose një kafe për një intervistë pune, që dhe personi vet e di se nuk do të realizohet, ose me një mik që ka ardhur nga larg, ose për të diskutuar një temë diplome, por që si përfundim asgjë nuk diskutohet dhe sërish mbetemi tek kafja dhe pa diskutim e shoqëruar me lundrim në rrjete sociale. E si për të mos mbaruar me kaq në dark sërish një kafe, me një kohëzgjatje mbase edhe më të gjatë se mëngjesi… Kokën ulur në smartphone, filxhanin përpara dhe orë të tëra ulur në karriget shumëngjyrëshe dhe modeleve të ndryshme. Janë aq të shumta kafenetë sa janë kthyer në një tendencë mode kush e kap ritmin i pari në arredimin bashkëkohorë.

Fundjava që lam pas ishte me diell, kombinim ideal për piknik, shëtitje, sporte, aktivitete nga më të ndrysmet, por sërish kafenetë ishin të stërmbushura. Djem dhe vajza të të gjitha moshave, muzikë, tym duhani dhe kafe. Ishin këto pamjet në pothuajse çdo lokal. Pronarët e kafeneve thonë se numri më i madh i klientëve, madje mbi 70 për qind janë të rinj.

Flasim për të rinj, të rinj në lule të rinisë, mosha 18 vjeç, 22 apo 25, qoftë edhe 30 a më shumë… Një moshe vendimatere për jetën, një moshë ku e gjithë energjia duhet të kthehet në punë, aktivitet, prodhimtari, por jo në këtë pikë i vetmi fitimtarë është ai që hap lokalin më “cool”të momentit dhe të gjithë janë atje për të “vrarë”ditët e tyre më të bukura me një filxhan përpara.

Nuk ndodh në vende të ndryshme të Evropës të shikosh në ditët e javës të rinjë të ulur në kafenetë e lagjes. Në mëngjes të gjitha vrapojnë me filxhanin e kafes në dorë, sepse nis ditë e re dhe kurrësesi nuk është normale të nis me dy orë në kafene. Sigurisht ka një orarë pasdite ku kushdo ja kushton vetes disa minuta për një kafe me miq, por jo si ne… Jo si në Shqipëri, jo sin ë Tiranë ku kafenetë janë të mbushur nga mëngjesi deri në darkë dhe ku rinia po “vret”jetën dhe xhepin çdo ditë.

Sipas statistikave shkalla e përgjithshme aktive e popullsisë ose popullsi me aftësi pune në vend, numëron 56.8 për qind, shkalla e punësimit është 44.1 për qind ndërsa shkalla e papunësisë 22.4 për qind./Frekuenca.com

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet