Vdesin edhe dy persona me Covid-19, shkon në 114 numri i përgjithshëm

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur dy pacientë me Covid-19.

Këtë lajm  e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.

Ai ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

Numri i përgjithshëm i viktimave me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 114.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 6 persona, ndërsa u shënuan edhe 119 raste të reja me Covid-19.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet