Vdes heroi i masakrës së Zelandës së Re

Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën në masakrën e sotme në Zelandë të Re.

Siç raporton Dailymail, plagëve nuk ka mundur t’u mbijetojë heroi i masakrës së sotme, i cili u mundua ta ndal sulmuesin monstruoz.

Naeem Rashid ka vdekur pasi ai u përpoq të luftojë me sulmuesin në xhaminë në Christchuch, pasi zbuloi se djali i tij ishte gjithashtu viktimë e të shtënave të tmerrshme.

Rashid u përpoq të mposhtte 28-vjeçari australian Brenton Tarrant, gjatë të shtënave, por u plagos rëndë, i cili u dërgua në spital, por që vdiq më vonë.

Më masakrën e sotme Rashid humbi djalin 21-vjeçar, Talha dhe po ashtu u vranë edhe vëllai dhe nipi i tij.

Rashid ishte nga një qytet i Pakistanit, ku punonte në një bankë private, përpara se të shkonte në Christchurch për të punuar si mësues.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet