“Vdekje bastarde, eja më merr”- humb jetën pas ftesës së frikshme!

Postimi i tij i fundit në Facebook të fut dridhmat. Të mërkurën, pasi kishte marrë lajmin e vdekjes së shokut të tij nga një aksident, Paolo Mantovani, 35-vjeçari nga Monza e Italisë shfryhet në rrjetet socialet:- “Vdekje bastarde, hajde më merr”.  Një ditë më pas, ai gjen vdekjen. Paolino, kështu e thërrisnin miqtë, u rrëzua dhe më pas u shtyp nga makina dhe vdiq menjëherë.

Një fat me të vërtetë tragjik, sepse 5 ditë më parë pak kilometra më tutje kishte vdekur edhe miku i tij më i mirë, Massimo Pierro. “Përshëndetje Max, do të shihemi së shpejti”, kishte shkruar Paolo Mantovani në Facebook. Pastaj kishte bërë ftesën e frikshme “Vdekje bastarde, hajde më merr sepse jam gati”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet