Vdekja e parë e shkaktuar nga cigarja elektronike

Një pacient ka humbur jetën pas luftës me sëmundjen e mushkërive, e cila iu shkaktua nga konsumimi i cigareve elektronike.

Ngjarja ka ndodhur në Illinois, ShBA dhe është regjistruar si vdekja e parë e këtij lloji.

Agjencia shëndetësore e shtetit të Illinois zgjodhi të mos tregonte shumë detaje. Ata thanë se pacienti, identiteti i të cilit nuk dihet ishte mes moshës 17 dhe 38 vjeç.

Shpesh herë është paralajmëruar që përdorimi i cigareve elektronike shkakton probleme të mëdha në mushkëri.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë që afro 200 njerëz janë sëmurë nga cigaret elektronike në të gjithë vendin.

“Ne jemi të trishtuar që dëgjojmë për vdekjen e parë që lidhet me sëmundjen e rëndë të mushkërive prej pajisjeve cigare elektronike, të njohura si ‘vaping”.

Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike.

Ato i ekspozojnë përdoruesit ndaj shumë substancave të ndryshme, për dëmet e të cilave ne kemi pak informacione”, tha drejtori i qendrës, Robert Redfield.

Ai shtoi se këto pajisje nuk janë të sigurta për fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna apo edhe të rriturit që nuk përdorin zakonisht produkte duhani.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet