Vazhdon tradita e kopjimit në test, kërkohet ndihmë përmes rrjeteve sociale

Ashtu siç është bërë tashmë e zakonshme, testi i arritshmërisë për maturantët dhe semimaturantët publikohen në rrjetet sociale me qëllimin që atyre t’iu ndihmohet në pyetjet e këtij testi.

Nxënësit e klasave të nënta që sot janë duke iu nënshtruar testit të arritshmërisë, menjëherë kanë kërkuar ndihmë në kohë reale nga rrjetet sociale për pyetet e testit.

Testimi për semimaturantët ka filluar në ora 10:00 ku janë dike iu nënshtruar 26 mijë e 949 nxënës në gjithë Kosovën, raporton Insajderi.

Fehmi Hysenaj, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë gjatë ditës së djeshme se janë bërë përgatitjet për këtë test, por që si duket telefonat celularë janë përdorur nga nxënësit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim i ka bërë të gjitha përgatitjet për testin e arritshmërisë që organizohet për klasat e nënta. Është një test i cili tregon arritshmërinë e nxënësve gjatë këtij shkollimi në mënyrë që të përcaktohen pastaj për shkollimin e mesëm të lartë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet