Vazhdon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake Turqi-Azerbajxhan

Njësitë që marrin pjesë në stërvitje po kryejnë vlerësimin e situatës, përcaktimin e detyrave luftarake dhe hulumtimet territoriale.

Vazhdon stërvitja e gjerë e përbashkët ushtarake që ka filluar në Azerbajxhan nga forcat ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, sot zhvillohet faza e parë e stërvitjes e cila filloi dje. Njësitë që marrin pjesë në stërvitje po kryejnë vlerësimin e situatës, përcaktimin e detyrave luftarake dhe hulumtimet territoriale.

Në pamjet që ministria publikoi vërehen lëvizjet e tankeve dhe mjeteve të blinduara në territorin e stërvitjes.

Në stërvitje marrin pjesë forcat ajrore dhe tokësore të të dy vendeve. Stërvitja e forcave ajrore do të vazhdohet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.

Stërvitja e forcave tokësore do të vazhdojë në Baku dhe Nakhchivan deri më 5 gusht.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet