Vazhdon rritja e pagave në Angli

Zyra kombëtare për statistika tha të martën se të ardhurat mesatare javore ishin 3,9 për qind më të larta gjatë tre muajve të parë deri në muajin qershor 2019 kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Shifrat zyrtare tregojnë se pagat në Britani janë duke u rritur në nivelin më të shpejtë të tyre që kur shpërtheukriza globale financiare një dekadë më parë.

Zyra nacionale për statistika u shpreh të martën se të ardhurat mesatare javore ishin 3,9 për qind më të larta gjatë tre muajve deri në muajin qershor kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Kjo është shkalla më e lartë e rritjes për 11 vjet dhe analistët thonë se kjo minon rastin për një ulje të normës nga Banka e Anglisë.

Spekulimet janë rritur në drejtim të asaj që banka mund të ulë normën bazë të saj të interesit nga 0,75 për qind që është për momentin, pasi paqartësitë rreth largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit) po vënë në diskutim rezultatin ekonomik. Javën e kaluar, agjencia e statistikave tha se ekonomia britanike ishte tkurrur me 0,2% në tremujorin e dytë, kryesisht për shkak të çështjeve që lidhen me Brexit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet