Vazhdon propaganda njollosëse me FAKE NEWS kundër operacionit “Burimi i Paqes”, karvanit iu bashkëngjitet edhe zyrtari lokal i HDP-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në qarkun Bismil të provincës Diyarbakır, Refai Baran, duke shtrembëruar fotografitë e shkrepura në vende tjera, bëri propagandë njollosëse kundër operacionit “Burimi i Paqes”.

Baran, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, postoi një fotografi të një ushtari turk i ulur në gjunj, me një shkrim manipulues sikurse është shkrepur gjatë operacionit, raporton AA.

Fotografia të cilin Baran e ka postuar u kuptua se është fotografi e falsifikuar e një ushtari turk në një stërvitje të dedikuar për ushtrinë pakistaneze.

Baran gjithashtu ka postuar fotografinë e një fëmije që vuan në shtrat, sikurse është shkrepur gjatë operacionit. Është zbuluar se fotografia është shkrepur në nëntor të vitit 2017 gjatë luftës së brendshme në Siri.

Zyrtari i HDP-së për shkak të postimeve dhe deklaratave të tij gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në janar të vitit 2018, ishte arrestuar ndërsa më pas ishte liruar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet