Vazhdon ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, qeveria hesht… (Video)

Edhe sot ka vazhduar ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës

Të premten kanë nisur punimet afër rreththotullimit në veri të Ibrit në Mitrovicë.

Punimet në ngritjen e murit që ndan rrugën dhe zonën e këmbësorëve në pjesën veriore të Mitrovicës janë zhvilluar edhe gjatë fundjavës e po vazhdojnë edhe sot, shkruan zëri.

Institucionet e Kosovës ende nuk janë deklaruar nëse ndërtimi i këtij muri është pjesë e projektit për të cilën janë pajtuar të dyja palët me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri sot ka vëzhguar punimet por nuk është deklaruar për media.

Vazhdon ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës

Vazhdon ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës

Publiée par Zeri sur Lundi 16 juillet 2018

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet