Vazhdon dorëzimi i pajisjeve të sistemit rus S-400 në Turqi

Avioni i tetë me pajisjet e sistemit S-400 arriti në bazën ajrore Mürted në periferi të Ankarasë.

Dorëzimi i sistemit për mbrojtje raketore S-400 ka vazhduar sot, me avionin e tetë rus që transportoi pajisje të sistemit në bazën ajrore në periferi të Ankarasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dorëzimi i pajisjeve për sistemin e mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë S-400 po vazhdon. Në këtë kontekst, ka arritur avioni i tetë në bazën ajrore Mürted”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Dorëzimi ka filluar nga e premtja.

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan Patriot.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Turqia që të blejë raketat amerikane Patriot, duke thënë se sistemi rus nuk do të jetë i përshtatshëm me sistemet e NATO-s dhe se do ta ekspozonte avionin F-35 ndaj një dredhie të mundshme ruse.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën.

Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni i cili do të sqaronte çështjet teknike, mirëpo SHBA nuk i është përgjigjur kërkesës.

SHBA është kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndërsa Turqia është përgjigjur me kundërmasa.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet