Varreza e Volkswagen-it (Foto)

Si pjesë e marrëveshjes pas shpërthimit të skandalit me emetimin a gazrave të dëmshme, Volkswagen ka kthyer mbrapshtë rreth 350 mijë dizel në SHBA.

Prodhuesi i veturave deri më tani ka shpenzuar më shumë se 7.4 miliardë dollarë në automjete, sipas padive gjyqësore të shikuara nga Reuters.

VW ka 37 depo në gjithë SHBA-të dhe ato nuk janë vetëm parkingje. Vendet përfshijnë një ish-stadium futbolli në periferi të Detroit, një fabrikë të vjetër letre në Minesota dhe një copë toke të madhe në një shkretëtirë të Kalifornisë.

Njerëzit që zotërojnë ose marrin me qira një prej automjeteve të prekur mund të zgjedhin të shesin makinat e tyre përsëri në VW, të përfundojnë me qira ose ta bëjnë makinën e tyre të modifikuar për të përmirësuar emetimet. Pronarët dhe qiramarrësit kanë kohë deri më 1 shtator për të paraqitur një kërkesë.

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet