Varane mendon largimin nga Reali

Mbrojtësi francez mund të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Raphael Varane po mendon largimin nga Real Madridi në fund të sezonit.

Kështu shkruan e përditshmja franceze L’Equipe, sipas të cilës mbrojtësi kampion bote me Francën kërkon sfida të reja, edhe pse në stolin e klubit mbretëror është kthyer Zinedine Zidane.

Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga lufta për trofe në të gjitha kompeticionet ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.

Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin, ose të paguajë klauzolën e largimit 200 milionë euro, një shifër kjo shumë e lartë, sidomos kur bëhet fjalë për një mbrojtës.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet