Vandalizëm, nga busti i Messit në Buenos Aires mbetën këmbët dhe topi

Persona të panjohur kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme statujën e yllit të futbollit, lojtarit të Barcelonës dhe të përfaqësueses së Argjentinës Lionel Messi, në kryeqytetin e vendlindjes së tij Buenos Aires.

Sipas mediave argjentinase, busti është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa nga statuja e Messit kanë mbetur vetëm këmbët dhe topi. Thuhet se është duke u punuar në riparimin e pjesës së dëmtuar.

Statuja e njërit prej lojtarëve më të mirë të kohës sonë është ndërtuar në mes të vitit 2016 në sheshin “Paseo de la Gloria” në Buenos Aires. Bëhet fjalë për sheshin ku janë vendosur statujat e shumë argjentinasve që kanë lënë gjurmë në botën e sportit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet