“Valon Berisha duhet të jetë shembull për të tjerët”

Rreth ndeshjes historike të Kosovës ka folur edhe trajneri i Lirisë, Ramiz Krasniqi.

Ai ka deklaruar se Valon Berisha ishte më i dalluari në fushë dhe ishte shembull se si duhet të luhet për atdheun.

“Valon Berisha ishte më i dalluari në fushë. U vërejt përvoja e tij dhe liga ku luan. Paraqitja e tij ka qenë dinjitoze. Gjithmonë ka qenë kërkues, në çdo duel, në çdo aksion, ishte i mrekullueshëm”, tha Krasniqi për Interaktiv në KTV.

“Dëshira për ta përfaqësuar Kosovën duket se e ka motivuar edhe më shumë. Ai është shembull për të tjerët” përfundoi selektori i Kosovës U19.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet