Valbon Krasniqi: Asnjë pacient nuk ka mbetur pa oksigjen e as pa shërbime shëndetësore

Kryeministri  në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilët u informuan nga Valbon Krasniqi, UD i Drejtorit të SHSKUK’së, për punën institucioneve shëndetësore gjatë pandemisë, 

Me këtë rast, Valbon Krasniqi, UD i Drejtorit të SHSKUK-së, ka njoftuar kryeministrin Hoti për punët që janë bërë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Me gjithë vështirësitë Krasniqi theksoi para mysafirëve se asnjë pacient nuk ka mbetur pa oksigjen e as pa shërbime shëndetësore.

“Furnizimi me oksigjen ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Kosova e as shtetet tjera nuk e kishin menduar një pandemi të tillë dhe këtë kërkesë për oksigjen. Por, asnjë pacient nuk mbeti pa i ofruar shërbime në kujdesin intenziv. Asnjë pacientë nuk ka mbetur pa oksigjen dhe nuk është kthyer mbrapa pa marrë trajtimin e duhur shëndetësorë”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se gjatë pandemisë kanë vendosur një rezervuar prej 20 mijë litra me oksigjen si dhe në Spitalin e Prizrenit me 10 mijë litra oksigjen.

Ai bëri të ditur se edhe spitalet rajonale ditëve të ardhshme do të bëhen me rezervuare.

Krasniqi përmendi edhe të arriturat tjera të SHSKUK-së gjatë këtij viti. Ai tha se kanë angazhuar mbi 1 mijë infermier dhe qindra mjekë për trajtimin e pacientëve dhe se kanë shtuar edhe mbi 200 shtretër të lidhur me oksigjen qendror.

Kategoritë
LajmeVendi