Vala e të nxehtit aziatik “zhvesh” edhe Kim Jon-un (Foto)

Me fotot e publikuara së fundmi, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tregon se nuk e vret aspak mendjen për kritikat që po i vijnë nga SHBA-të pavarësisht një marrëveshje mes tij dhe Trump në parim për të çuar përpara procesin e denuklearizimit.

Kim shfaqet i relaksuar, ndërkohë që një valë e pazakontë i nxehti ka përfshirë vendin e tij, me temperaturat që arritën në 37.8 gradë Celsius.

Fotot e reja të lëshuara nga mediat e Koresë së Veriut tregojnë Kim Jong-un me kopsat e një këmishe verore të zbërthyer, ndërsa bashkëshortja e tij mban në duar xhaketën. Fotot janë shkrepur gjatë një vizite inspektimi në një fabrikë të trajtimit të peshkut.

Fotot, të cilat mbushën dy faqet e para të gazetës shtetërore Rodong Sinmun, tregojnë Udhëheqësin Suprem duke inspektuar uzinën “Kumsanpho”. Kim inspekton disa produkte, përfshirë edhe rreth 30 lloje të ndryshme konservash peshku.

Përveç stilit të veshjes, koha e vizitës sipas mediave të vendit tregon se sa seriozisht Pheniani  po e merr valën e nxehtësisë në Azinë lindore dhe sfidat me të cilat ballafaqohet furnizimi me ushqim i vendit.

Këmisha gri e hollë, kapelja e kashtës dhe pantallonat e gjera, tregojnë një ndryshim të lehtë nga “xhaketa Mao”, të cilën e ka “trashëguar” nga gjyshi i tij Kim Il-Sung, themeluesi i Koresë së Veriut.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet