Vaksinat kundër COVID-19 të porositura nga Kina mbërritën në Turqi

“Menjëherë pasi të përfundojnë testet, programi i vaksinimit do të zhvillohet me koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik. Së bashku do të kemi sukses”, shkroi ministri Koca.

Grupi i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të porositura nga Kina kanë mbërritur në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i Turkish Airlines (THY) që i transportonte vaksinat kundër COVID-19 mbërriti në mëngjes në aeroportin Esenboğa të kryeqytetit Ankara.

Pas aterimit, filloi procesi i bartjes së vaksinave në depot përkatëse.

Do të testohen 14 ditë

Ndërkohë edhe ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi nga rrjetet sociale për mbërritjen e vaksinave.

“Testet që do të zgjasin 14 ditë, menjëherë do të nisen nga Agjencia Farmaceutike dhe e Pajisjeve Mjekësore të Turqisë. Menjëherë pasi të përfundojnë testet, programi i vaksinimit do të zhvillohet me koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik. Së bashku do të kemi sukses”, shkroi Koca.

Kategoritë
BotaLajme