Vajza shqiptare që po mahnit Rusinë me zërin e saj

Inis Neziri është një këngëtare tjetër shqiptare që po shënon suksese jashtë kufijve shqiptar.

Këngëtarja po merr pjesë në garën “New Wave Festival 2019”, që po mbahet në Sochi të Rusisë.

Ajo për dy net radhazi ka marrë pikët maksimale të jurisë, e cila përbëhet nga artistë të njohur rusë.

Inis Neziri po vlerësohet për vokalin e fuqishëm si dhe paraqitjen dinjitoze.

Gjatë prezantimit, këngëtarja ka bërë edhe shqiponjën para publikut rus, ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar, raporton albinfo.ch.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet