Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe dy pilot helikopteri, Atdhe Hasani dhe Krenar Voca diplomojnë me sukses të larte nga Shkolla Ushtarake të Aviacionit në Turqi  

Ushtrisë më të re në Botë, sot janë shtuar edhe dy pilot të helikopterit. Atdhe Hasani dhe Krenar Voca kanë diplomuar me sukses nga Shkolla e Aviacionit të Turqisë “Kara Havacilik Okulu”, njofton Gazeta e Re.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vet ata përmes një postimi në facebook, Hasani në profilin e tij në facebook ka shkruar se ka përfunduar me rezultate të shkëlqyeshme shkollimin profesional për pilot helikopteri.

“Përfundimi i një detyre, trajnimi, shkollimi apo misioni është çështje e pa diskutueshme e çdo ushtaraku. Përfaqësimi i Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme është obligim i yni që e kemi ndaj Atdheut, ndërsa radhitjen e Kosovës në vendet e para në mesin e shteteve tjera të botës tashmë është bërë një traditë e djemve dhe vajzave nga Kosova. Tradita vazhdon… Sot përfundova me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjioze në botë “KARA HAVACILIK OKULU” në Turqi duke u radhitur në vendin e dytë, dhe si rezultat i suksesit që tregova gjatë këtij shkollimi dhe perfomancave te larta gjatë fluturimeve, jam piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të kem mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.✈🚁
Faleminderit Ministrisë së Mbrojtjes dhe familjes sime që më qëndruan gjithnjë pranë gjatë kësaj sfide”, ka shkruar ai në facebook.

Në anën tjetër, Krenar Voca ka theksuar se kjo është një nder dhe kënaqësi e veçantë që si pilot i ri ne Republikën e Kosovës ti shërbej Atdheut.

“Sot përfundova me sukses shkollimin profesional në Shkollën e Aviacionit Tokësor për Helikopter në Republikën e Turqisë. Faleminderit Ministrisë së Mbrojtjes dhe Familjes që më mbështetën”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 13 dhjetor të vitit 2018, një ditë para momentit historik, dita kur janë votuan ligjet që e shndërruan FSK-në në ushtri, kishte diplomuar edhe piloti i parë i kësaj force, Nëntogeri Afrim Zabeli. I cili po ashtu kishte studiuar në Shkollën Ushtarak të Aviacionit turk “Kara Havacılık Okulu”. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet