Ushtria turke neutralizon 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut dhe 1 brenda vendit

Të paktën 5 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të identifikuar me mjete të zbulimit dhe monitorimit në veri të Irakut, u neutralizuan të mërkurën herët me operacione ajrore.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se operacionet kundër organizatës terroriste PKK vazhdojnë me përkushtim e vendosmëri.

“Pesë terroristë të PKK-së, të identifikuar me anë të mjeteve të zbulimit dhe monitorimit, u neutralizuan me operacione ajrore në zonat Haftanin dhe Hakurk në veri të Irakut”, shkroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të median sociale.

Nga ana tjetër, Prefektura Van bëri me dije se terroristi i PKK-së, Mustafa Ertas, i njohur me emrin e koduar “Resit” dhe i shumëkërkuar për dy sulme në vitin 2016, njëri ndaj Degës Rajonale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe tjetri ndaj një mjeti policor të blinduar, u neutralizua në një operacion me mbështetje ajrore.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet