Ushtria serbe po bëhet gati, MM: Të gjithë avionët do të jenë operativ deri në fund të vitit

Të gjithë avionët e Ushtrisë së Serbisë do të jenë operativ dhe në ajër deri ne fund të vitit, paralajmërohet nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ndërsa prej sot gjashtë avionë Lasta V-54 janë të gatshme për përdorim.

Avionët Lasta V-54 janë avionë shkollor dedikuar për trajnim bazë dhe modern të pilotëve që shkollohen në akademinë ushtarake të Ushtrisë së Serbisë, raporton AA.

“Deri në fund të vitit të gjithë avionët do të jenë operativ, gjeneratës katër plus dhe deri në fund të vitit do të mund të themi se të gjithë avionët janë operativ dhe në ajër”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës në brigadën 204 ajrore në aeroportin ushtarak në Batajnic, ku mori pjesë në prezantimin me rastin e funksionimit të avionëve MiG-29 dhe Lasta.

Serbia nga Rusia mori gjashtë avionë luftarak të përdorur MiG-29, të cilat deri në fund të vitit do të modernizohen dhe rimontohen, ndërsa ka edhe katër të vjetra MiG-29.

Ushtria e Serbisë disponon edhe me tre MiG-21 të saktë që përdoren, dhe ka nëntë aeroplanë Galeb.

Kur gjithçka të modernizohet dhe rimodelohet deri në fund të vitit, Ushtria e Serbisë vlerëson se ushtria do të jetë në gjendje të mbrojë me sukses hapësirën ajrore të Serbisë.

Në tetor të vitit të kaluar, kur MiG-29 ruse u dorëzuan në Serbi, u zhvillua një ceremoni ku u prezantua aftësia operacionale e Ushtrisë së Serbisë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, atëherë tha se e tërë marrëveshja me palën ruse për furnizimin e këtyre gjashtë avionëve luftarakë është rreth 180 milion euro.

Me këtë rast u prezantuan edhe MiG-29 të përdorur që nga Rusia arritën si pjesë e ndihmës ushtarake-teknike për Serbinë, por ato nuk ishin në programin fluturues, por qytetarët mund t’i shihnin në terren.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet