Ushtria izraelite arreston tre palestinezë dhe një aktivist francez

Ushtria izraelite arrestoi tre palestinezë dhe një aktivist francez gjatë një demonstrate të mbajtur për të protestuar kundër vendimit të gjykatës izraelite për prishjen e një fshati beduin.

Sipas korrespondentit të AA-së, trupat izraelite sulmuan dhjetra aktivistë dhe banorë lokalë pranë fshatit beduin Khan al-Ahmar në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton AA.

Gjatë përleshjes, tre palestinezë dhe një aktivist francez u arrestuan nga autoritetet izraelite.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi të prishë fshatin Khan al-Ahmar dhe t’i dëbojë banorët e tij beduinë.

Izraeli synon të dëbojë 10.000 banorë beduinë të zonës E1, e cila ka sipërfaqe 15 kilometra katrorë në Kudsin Lindor, për t’i hapur rrugën një sërë njësish kolone banimi që lidhin Kudsin me vendbanimin Maale Adumim.

Nëse zbatohet, plani do të ndajë Bregun Perëndimor më dysh, duke parandaluar mundësinë e një shteti palestinez të lidhur territorialisht në bazë të kufijve para vitit 1967.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet