Ushtria e Maqedonisë Veriore në Kosovë!

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur të dërgojë një togë në misionin e NATO-s në Kosovë deri në fund të këtij viti.

Siç është raportuar, qeveria në Shkup miratoi të martën informacionin për pjesëmarrjen e Maqedonisë Veriore në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.

Njësiti do të jetë prej 45 persona dhe do të qëndrojë në  Kosovë deri në fund të vitit 2020.

Sipas faqes së internetit të ministrisë, Maqedonia Veriore ka siguruar mbështetje logjistike për KFOR-in në territorin e saj që nga viti 1999, përmes Qendrës Kombëtare të Koordinimit.

 

 

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet