Ushtria e Egjiptit përdor fotografi të falsifikuar për ta njoftuar stërvitjen me Francën

Në fotografinë të stërvitjes së ndarë me deklaratën zyrtare, u vërejt se fregata me flamurin egjiptian është shtuar më vonë me fregatën franceze Aconit F713 me metodën e rregullimit të fotografive.

Ushtria egjiptiane njoftoi nisjen e një stërvitjeje të përbashkët detare me Francën duke përdorur një fotografi të rreme.

Sipas deklaratës së bërë nga llogaria zyrtare në median sociale e zëdhënësit të Ushtrisë së Egjiptit, Gjeneral Tamir er-Rifai, një stërvitje e përbashkët u mbajt në Mesdhe me pjesëmarrjen e dy fregateve, egjiptiane dhe franceze.

Në fotografinë të stërvitjes së ndarë me deklaratën zyrtare, u vërejt se fregata me flamurin egjiptian është shtuar më vonë me fregatën franceze Aconit F713 me metodën e foto montazhës.

Fotografia origjinale në fakt gjendet në faqen zyrtare të internetit të Flotës së SHBA-së dhe daton nga 19 shtatori i vitit 2013.

Përshkrimi nën fotografinë origjinale në faqen e internetit tregon se ajo është shkrepur gjatë një stërvitjeje amerikano-franceze në Mesdhe (Passex) nga ana e ekspertit të komunikimit masiv të Flotës së SHBA-së, Darien G. Kenney dhe se në ato çaste në fregatën franceze Aconit F713 po ulej një helikopter amerikan i tipit MH-60R Sea Hawk.

Në fotografinë origjinale nuk figuron asnjë fregatë egjiptiane.

Ndryshe, në deklaratën e ushtrisë egjiptiane thuhet se stërvitja me Francën po realizohet në kuadër të “planit të ushtrisë për të arritur përsosmëri në nivelin e stërvitjes, shkëmbimit të përvojës, mbështetjes së përpjekjeve të sigurisë detare, stabilitetit dhe paqes së Mesdheut”.

Qeveria egjiptiane, së bashku me Francën, njihen për mbështetjen e tyre për udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet