Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron kazermën e ushtrisë armene

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanut ndau edhe pamjet ajrore të momenteve të goditjes së kazermës

Ushtria azerbajxhanase, e cila po zhvillon operacion për të çliruar territoret e saj nga pushtimi, shkatërroi një kazermë që i përkiste ushtrisë së Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se një kazermë në fshatin Tonaşen, në drejtim të rajonit Terter, u godit me të shtëna artilerike nga ushtria azerbajxhanase.

Siç thuhet më tej, në fshatin Tonaşen janë shkatërruar kazerma, shtabi, depoja e municioneve dhe objekte të tjera ushtarake të një divizioni të Regjimentit të 7-të Shkatërrues të ushtrisë armene.

Ministria ndau edhe pamjet ajrore të momenteve të goditjes së kazermës.

Kategoritë
BotaLajme