Ushtria e Azerbajxhanit parandalon sulmet dhe i shkakton humbje ushtrisë armene

Sulmet kryera përgjatë natës nga forcat armene janë parandaluar nga ushtria e Azerbajxhanit dhe forcat armene janë detyruar të tërhiqen duke pësuar humbje serioze, thuhet në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Ushtria e Azerbajxhanit parandaloi përpjekjet për sulme të ushtrisë armene dhe i shkaktoi humbje serioze forcave të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se situata në rajonet Agdere, Agdam, Fuzuli, Jabrayil dhe Hadrut është e tensionuar ashtu sikurse ditët e mëparshme.

Sulmet kryera përgjatë natës nga forcat armene janë parandaluar nga ushtria e Azerbajxhanit dhe forcat armene janë detyruar të tërhiqen duke pësuar humbje serioze, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë njoftohet se ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar 2 tanke T-72, 1 kundërajror Tor-M2KM, 4 sisteme raketore Grad, nga 1 obuz të tipeve D-20, D-30 dhe 2 D-1, disa dronë si dhe disa automjete të personelit të ushtrisë armene.

Në rajonet nën pushtim forcat armene kanë marrë goditje të rënda dhe armikut janë duke i përfunduar mjetet, municionet dhe karburanti.

Ushtria e Azerbajxhanit i përmbahet armëpushimit humanitar dhe ajo është në avantazh përgjatë gjithë vijës së frontit.

Në deklaratë ndër të tjera u bë e ditur se ushtria armene ka shkelur hapur armëpushimin humanitar dhe se ka goditur me artileri të topave rajonet Goranboy, Terter, Agdam dhe Aghjabedi.

Armenia dhe Azerbajxhani në bisedimet e kryera në Moskë, morën vendimin për një armëpushim humanitar duke filluar në orën 12:00 më 10 tetor i cili parashikonte shkëmbimin e trupave të të vrarëve dhe të pengjeve në Malësinë e Karabakut.

Por forcat armene më 11 tetor filluan një sulm me raketa në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, megjithëse rajoni është jashtë zonës së vijës së frontit, duke shkaktuar viktima civile.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet