Ushtari armen pohon praninë e terroristëve të PKK-së në radhët e Ushtrisë Armene

Ushtari armen Albert Mikaelyan, i cili u zu rob në operacionin e Ushtrisë Azerbajxhanase për të çliruar nga pushtimi territoret e tij, pohoi se terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK luftuan në radhët armene në Karabakun Malor.

Mikaelyan deklaroi gjatë marrjes në pyetje se ai kishte lindur në provincën Shirak të Armenisë por u dërgua në Karabakun Malor për shërbimin ushtarak.

Duke shpjeguar se ai mori pjesë në njësinë antitank, Mikaelyan tha: “Në kazermë kishte 1.500 ushtarë, përfshirë edhe terroristët e PKK-së. Mercenarët marrin një pagë mujore prej 600 dollarësh dhe flasin vetëm në gjuhën e tyre. Të ndarë në grupe me nga 10-15 persona, mercenarët mësojnë kushtet lokale dhe përgatiten për luftë”.

Zëvendëspresidenti azerbajxhanas Hikmet Hajiyev në një deklaratë kishte bërë të ditur se terroristët e PKK-së po luftojnë së bashku me Armeninë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet