Ushtarët e FSK’së marrin vlerësime të larta nga Garda nacionale e Iowa’s

Konsulata e Kosovës në Iowa përmes një njoftimi tha se Garda nacionale e këtij shteti ka prezentuar para deputetëve edhe marrëveshjen me FSK’në, dhe kontributin e tyre në mision paqeje jashtë vendit

Në këtë prezantim i cili mbahet rregullisht nga Garda nacionale e Iowa’s dhe Guvernatores Kim Reynolds, dhe gjenerali Benjamin Corell, ndër të tjera përmendën edhe zbarkimin e FSK’së me ushtarët amerikanë në misione të përbashkëta.

Ky është njoftimi i plotë:

Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Ioëa-së. Gjatë prezentimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjëvënësve të Ioëa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezentoj edhe koordinimin me FSK për kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.

Zbarkimi I parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit tonë u cilësua si përparim I Kosovës nga konsumues I sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë.

Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Ioëa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj.
Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të.

Faleminderit Gjeneral Corell, faleminderit Guvernatore Kim Reynolds, faleminderit popullit të Ioëa-së dhe SHBA-ve

Kategoritë
LajmeVendi