Ushtarët azerbajxhanas mbërrijnë në Kars për “Stërvitjen dimërore” me forcat turke

Pjesëtarët e ushtrisë së Azerbajxhanit kanë mbërritur në Kars për “Stërvitjen e përbashkët dimërore 2021 Turqi-Azerbajxhan”

Ushtarët e Azerbajxhanit kanë mbërritur në qytetin Kars të Turqisë për të marrë pjesë në “Stërvitjen dimërore” që do të zhvillohet bashkë me Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se pjesëtarët e ushtrisë së Azerbajxhanit kanë mbërritur në Kars për “Stërvitjen e përbashkët dimërore 2021 Turqi-Azerbajxhan” që do zhvillohet bashkërisht me Azerbajxhanin gjatë periudhës 1-12 shkurt.

“U shprehim me krenari mirëseardhjen vëllezërve tanë që kanë fituar një fitore të madhe përballë ushtrisë së Armenisë në Karabak. Me qasjen tonë ‘Një komb, dy shtete‘ do të vazhdojmë të punojmë si një zemër, si një dorë dhe një grusht i vetëm”, thuhet në deklaratë.

Kategoritë
BotaLajme