Ura më e rrezikshme në botë (Video)

E vendosur në Siberi, Vitim është njëra ndër urat më spektakulare në botë, jo për shkak të bukurisë, por rrezikut për jetën e njeriut.

Bëhet fjalë për urën hekurudhore, e cila shërbente për kalimin e lumit Vitim, e cila vozitësve që kalojnë mbi të nuk u lë asnjë tjetër zgjidhje përveç një rruge të ngushtë vetëm 180 centimetra, transmeton KosovaPress.

Është ndërtuar nga struktura e vjetër metalike dhe e mbuluar me dru që është shumë  i rrëshqitshëm, për shkak të acarit në Siberi.

Gjatësia totale e urës është 570 metra, dhe vetë ura është 15 metra mbi nivelin e detit. Ura nuk ka binarë dhe kalimi mbi të është sfidë edhe për shkak të erërave.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet