Universiteti i Prishtinës promovon solemnisht 14 doktorë të shkencave

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, iu uroi doktorantët e rinj me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Kandidatët e shpallur doktorë janë:

Gëzim Qerimi

Adil Olluri

Dëfrim Gashi

Skënder Zhitia

Mustafë Haziri

Valbonë Mehmeti

Nesade Muja Bajraktari

Rexhep Suma

Murtez Zekolli

Vjosa Fejza

Vlora Prenaj

Sinan Rusinovci

Zana Vela Gaxha dhe

Valbon Ajazaj

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet