United gati të paguajë 120 milionë euro për super talentin e Benficas

“Djajtë e Kuq”, kanë nisur bisedimet me kampionin portugez për transferimin Joao Felix.

Klubet më të mëdha evropiane janë mahnitur nga cilësitë e Joao Felix, që është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e futbollistëve.

Manchester United është ekipi më i interesuar për 19-vjeçarin, portugez dhe qysh tani ka nisur bisedimet me Benfican për transferimin e tij në Old Trafford.

Benfica kërkon hiç më pak se 120 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin që të largohet dhe kjo shifër duket se nuk është problem që të paguhet nga United, të cilët duan ta ripërtërijnë ekipin duke nisur nga një talent siç është Felix.

Fillimisht “Djajtë e Kuq”, do të largojnë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e Ole Gunnar Solskajer, e më pas me ato para do të investojnë në blerje të mëdha, siç është edhe Felix.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet