Unioni i biznesmenëve kosovarë nga Gjermania mbështet nismën e Investimeve Strategjike

Biznesmenët kosovarë nga diaspora interesohen për Ligjin e Investimeve dhe kërkojnë nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi që të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Përfaqësues të Unionit të Bizneseve nga Gjermania kanë takuar Dardan Gashi, me të cilin kanë biseduar dhe e kanë informuar për format e bashkëpunimit dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”, ka thënë Gashi.

Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Kosovës.

Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh./kp/

Kategoritë
DIASPORALajmeVendi

Të ngjajshmet