UNICEF ofron ndihma për të prekurit nga kolera në Jemen

Fondi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve (UNICEF), njoftoi sot se ka transportuar 36 tonë ndihma për në Jemenin, për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të sëmundjes më të keqe në botë, kolerës.

“Pothuajse të 22 provincat e Jemenit tani janë të prekura nga sëmundja e kolerës, e cila tashmë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1300 personave, ku një e katërta e tyre kanë qenë fëmijë”, shtoi agjencia e Kombeve të Bashkuara, raporton DPA.

“Ne jemi në një garë me kohën”, tha Sherin Varkey, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, gjatë një deklarate.

“Ekipet tona po punojnë me partnerët jo vetëm për të ofruar trajtim për të sëmurët dhe për të rritur ndërgjegjësimin midis komuniteteve, por edhe për të furnizuar dhe shpërndarë me shpejtësi ndihmat dhe ilaçet”, shtoi ai.

Epidemia vjen në një kohë kur më shumë se gjysma e pajisjeve shëndetësore të Jemenit nuk janë më funksionale për shkak të luftës së vazhdueshme mes qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite dhe rebelëve të lidhur me Iranin.

Për më tepër, nëpunësit civilë duke përfshirë mjekët, infermierët, inxhinierët e ujit dhe mbledhësit e plehrave nuk janë paguar për gati 10 muaj.

”Rreth 7,6 milionë persona jetojnë në zonat e rrezikuara nga kolera”, sipas vlerësimeve të OKB-së. /kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet