UNICEF dënon me forcë vrasjen e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite

UNICEF tha se është thellësisht i pikëlluar nga vrasja e dy fëmijëve, të moshës 13 dhe 17 vjeç,  premten nga ushtria pushtuese izraelite në afërsi të  vijës  kufitare të Rripit të Gazës të bllokuar.

“Rrethanat e sakta të vdekjes së tyre janë nën verifikim,” tha UNICEF në një deklaratë të së shtunës. “Kjo sjell numrin e fëmijëve palestinezë të vrarë këtë vit në katër.”

“Kjo është një tjetër kujtesë e zymtë e dhunës ndaj  fëmijëve në shtetin e Palestinës. Siç kemi shënuar 30 vjet që prej Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, është thelbësore që të respektohen të drejtat themelore të fëmijëve”, deklaroi UNICEF.

“Është koha që dhuna ndaj fëmijëve të mbaron. Për vite të tëra, fëmijët në shtetin e Palestinës dhe Izraelit kanë vuajtur jo vetëm fizikisht, por kanë bartur edhe barrën emocionalisht,” tha organizata e OKB-së.

“Fëmijët janë fëmijë. Ata duhet të jenë të mbrojtur në çdo kohë. Fëmijët nuk duhet të jetë në objektiv. As nuk duhet që ata të jenë të ekspozuar ndaj çdo forme të dhunës, nga cilado palë,” shtoi ajo.

Gjatë javës 46 të demonstratave të Marshit të Kthimit në Gaza, forcat izraelite vazhduan të përdorin forma vdekjeprurëse dhe të tjera të forcës së tepruar mbi protestuesit palestinezë. Dokumentacioni nga AlMezan Qendra për të Drejtat e Njeriut tregon se të premten, 8 shkurt 2019, forcat izraelite vranë dy fëmijë dhe plagosi 104 protestues, duke përfshirë 43 fëmijë, pesë gra, dhe një ndihmësmjek-prej tyre 22 me municion dhe 48 nga bombola e gazit lotsjellës . Një protestues u plagos rëndë.

Al Mezan shtoi se që nga fillimi i protestave më 30 mars 2018, 265 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës. 188 u vranë në protestat, duke përfshirë 38 fëmijë, dy gra, dy gazetarë, tre paramedic dhe tetë persona me aftësi të kufizuara, duke përfshirë edhe një fëmijë.

Sipas Al Mizan 14.378 vetë u plagosën, duke përfshirë 3,058 fëmijë, 630 gra, 171 paramedikë dhe 149 gazetarë. Nga ata të plagosur, 7.635 u goditën nga plumbat, duke përfshirë 1,426 fëmijë dhe 152 gra. Forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë trupat e 11 viktimave.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet