UNICEF: Ballkanin Perëndimor e presin katastrofa natyrore

Në Ballkanin Perëndimor deri në fund të shekullit të 21 mund të pritet rritja e intensitetit të përmbytjeve të paparashikueshme, thatësira dhe valët e ngrohjes, e cila do të ketë një ndikim negativ në GDP-në e të gjitha vendeve, në disa sektorë ekonomikë dhe në jetesën e popullsisë, sipas një raporti të UNICEF-it.

“Raporti botëror mbi rrezikun nga viti 2017 rendit Bosnje-Hercegovinën si vend të ekspozuar lart ndaj rreziqeve natyrore. Ndryshimi i klimës dhe ekspozimi i lartë ndaj rreziqeve natyrore dhe artificiale rëndon zhvillimin social dhe ekonomik të vendit,” thuhet në raport.

UNICEF thotë se pavarësisht nga tendencat e dukshme në shpeshtësinë e fatkeqësive, nuk ka një përgjigje adekuate për të menaxhuar fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet