Unë vendos si do të dukesh: Poshtërimi i trupit nga A-ja deri në ZH

Pse është e rëndësishme si dukemi? Kush vendos di duhet të dukemi? Çka është tirania e gjentilesës? A s’bën të mos merremi me atë që e thonë tjerët?

Shkrim i Doc. Dr. Temmuz Gönç Şavran.   

Poshtërimi i trupit, sidomos në mediet sociale, është duke u përhapur çdo ditë e më shumë. Ndonjëherë një fytyrë publike kritikohet dhe bëhet cak i mesazheve plot urrejtje për shkak të veshjes, makijazhit ose të peshës, ndonjëherë bashkëshortja e një politikani, por në të shumtën e rasteve kjo ngjan me femra.

Poshtërimi i trupit (body shaming) i cili mund të definohet si turpërim i individit për shkak të ndonjë mangësie që pretendohet se e ka në trupin e tij, duke u bazuar në standardet që s’ekzistojnë në të vërtetë, dhe atë për shkak të formës, madhësisë ose dukjes, ndonjëherë mund të jetë edhe në drejtim të mënyrës së përdorimit të trupit. Përdorimi i tepërt ose mos-përdorimi aspak i makijazhit nga një femër, mbulimi i kokës ose mos-mbulimi i mjaftueshëm, veshja e fundit të shkurtër ose të gjatë, të gjitha mesazhet që i përcjell për karakterin e saj, mund t’i pranojë me qëndrim armiqësor. Në fakt nuk është vetëm dukja fizike ajo e cila është cak i poshtërimit, në kuadër të sjelljeve të poshtërimit të trupit. Etiketat e përdorura sikurse janë, i plotë, thatanik, i shëmtuare lëkurë-trashë, në të vërtetë janë etiketa morale të cilat me një shabllon që pranohet ideal, shërbejnë për hierarkinë shoqërore dhe disiplinimin e femrave.

Për shembull të qenit i plotë shikohet si tregues i dobësisë për vet-disiplinim, pa-aftësisë për ta kontrolluar veten ose i përtacisë, shëmtia në filma dhe romane përdoret për armiqtë, në filma vizatimor për karakteret e këqija dhe monstrumët.

Madje këto shabllone, që nga fëmijëria e këndej ne na përcillen përmes shablloneve; për shembull te Macja e Hirtë, njëra ndër “motrat” është tepër thatanike, kurse tjetra tepër e trashë, ose te përralla E bukura dhe e shëmtuara, e shëmtuara është monstrume e keqe, kurse për ta merituar të mirën, vetëm duhet të prishet magjia dhe të zbukurohet. Pra dukja trupore, pranohet edhe si reflektim i cilësive trupore. Cili është reflektimi në trup i përsosmërisë morale, më e rëndësishmja është ta dimë kush e përcakton këtë?

 

Kush e përcakton normalen për trupin e femrës?

Brenda sistemit patriarkal, sa i përket femrës dhe trupit, i kemi dy akse të rëndësishme; i pari është degradimi i femrës në nivel të trupit dhe i dyti disiplinimi i trupit të gruas. Që prej se Pitagora i shkroi shkrimet e veta Para erës sonë, njëri prej shumë rezultateve të dukjes së lidhjeve të mashkullit me mendjen dhe të femrës me trupin e ndjenjat është që, për femrat trupi ka më shumë rëndësi se për meshkujt. Gjatë shekujve kur femra u kufizua nga arritja te arsimimi, punësimi, të ardhurat e pavarura dhe publikja, trupi i tyre ishte mjet i rëndësishëm që ato ta arrijnë një status në shoqëri. Gjatë epokave kur për femrat arritja e një statusi ishte tërësisht e varur nga martesa, femrat nuk vlerësoheshin për shkak të mendjes por për shkak të trupit të tyre. këto standarde të përcaktuara nga sistemi patriarkal për femrat, njëkohësisht ishin edhe mjet për disiplinim të tyre.

Për shembull që nga shekulli i 15-të e këndej, me qëllim që trupi i femrës të ngjasojë në orën e rërës, atë e shkatërruan përmes shtrëngueseve të belit, por për shkak të nevojës së veshjes së këtyre veshjeve me qëllim të fitimit të respektit nga shoqëria, femrat u detyruan t’i përdorin ato me shekuj të tërë.

Në mënyrë të ngjashme për shkak të mendimit se këmba e femrës duhet të duket e vogël dhe e elegante, në disa pjesë të Kinës, femrat që nga fëmijëria u detyruan të mbathin këpucë të shtrënguara e ndonjëherë të drunjta, vetëm e vetëm që ta pengojnë rritjen e këmbës. Në ditët e sotme s’kemi mbështjellëse të forta të belit ose këpucë të drunjta, por koncepti i trupit të femrës i cili “duhet” të jetë, ende vazhdon të ekzistojë. Madje në shembujt e mëhershëm, derisa trupi ideal i femrës derisa ndryshonte varësisht nga kultura, me ardhjen e globalizmit, tanimë ekziston një standard i caktuar që pranohet në tërë botën. Ky standard formon norma në drejtim të mënyrës në përputhje me të cilën duhet të duket (e hollë, elegante, pa qime, e butë, e bardhë dhe që nuk ka rrudha e varje të lëkurës) dhe duhet të sillet (e nënshtruar, e qetë, me mirësjellje, e qetë dhe pa pretendime). Për këtë arsye disa femra i nënshtrohen operacionit, përdorin materie kimike dhe trupin e tyre përpiqen ta përshtatin me dukjen e pranueshme të trupit.

Gjithashtu duhet të mendojmë edhe për mos-atakimin e meshkujve sa femrat për poshtërim të trupit.

Meshkujt ende ndërlidhen me mendjen, arsimimin, punësimin dhe të ardhurat. Por sa i përket femrave, qoftë edhe nëse arsimohen, arrijnë të kenë profesion dhe ta fitojnë pavarësinë materiale, përmes bukurisë dhe moshës, në të njëjtën kohë, degradohen në një trup që është gjësend i cili duhet dekoruar dhe makinë për të mbetur shtatzënë.

 

A ka mundësi të arrihet trupi ideal?

Këto norma të bukurisë nuk imponohen nga jashtë përmes presionit, por femrat që nga fëmijëria e tyre, këtë ideal e përbrendësojnë me anë të kukullave që luajnë, përrallave që i dëgjojnë dhe reklamave që i shikojnë. Pastaj sikurse thotë Foucault, ato bëhen gardianë të vetes.

Përpiqen të qëndrojnë brenda normave që ju diktohen, sepse liria që fitohet pas mos-përfilljes së normave, po mbetet e zbehtë kur krahasohet me trajtimin jashtë normales nga ana e shoqërisë. Sandra L. Bartky e cila për sqarimin e procesit të disiplinimit të të trupit të femrës, përfiton nga mendimet e Foucault, pritjet që femra të jetë elegante, e bukur dhe thatanike, i shpreh me konceptin “Tirania e elegancës!” Që një femër të mund të duket ideale, duhet ta përsërit një rutinë për të cilën s’mjaftojnë 24 orë: Përgatitja e ushqimeve të dietës, kremat e ditës dhe të natës për fytyrë dhe trup, masazhe gjallëruese, maskat për fytyrë, mirëmbajtja e flokëve, formësimi i tyre, prishja dhe larja e tyre, bërja e makijazhit, pastrimi i fytyrës nga makijazhi dhe ushtrimet e përgjithshme dhe ato të pjesshme. Kjo rutinë e cila ua dikton përmes ekspertëve të bukurisë se çka, kur dhe sa minuta duhet të bëhet, sipas Barky, ngjason në jetesën e jetës së të burgosurve që janë të detyruar të jetojnë sipas rregullave të përcaktuara prej të tjerëve. Madje femrat këtë e bëjnë në mënyrë vullnetare dhe që të mund të përshtaten me standardet e bukurisë që i kanë përvetësuar, shumicën e parave dhe kohës së tyre e shpenzojnë për trupin, flokët, lëkurën dhe makijazhin e tyre.

Bartky e tërheq vëmendjen edhe në këtë pikë: Kohën dhe paratë që femrat i shpenzojnë për dietën, ushtrimet, kozmetikën dhe estetikën e tyre, nëse do t’i kishin përdorur për arsimimin dhe zhvillimin personal, do të kishin cilësi me të cilat do të mund të garonin me meshkujt më shumë në jetën publike dhe ndoshta do t’i refuzonin normat e bukurisë që meshkujt i kanë vendosur për ato, pra t’i refuzonin normat disiplinuese për kontrollimin e jetës së tyre. por derisa femrat e shohin si natyrale dhe të pashmangshme dëshirën për t’u dukur bukur dhe derisa pajtohen me ato, rezistenca ndaj tyre bëhet e pamundur dhe kështu vazhdon “Tirania e elegancës!”

 

 

 

 

Cili është roli i medies sociale?

Poshtërimi i trupit është fenomen që haset gjatë procesit të bashkëveprimit të ballë për ballë, por media sociale këtë e lehtësoi edhe më shumë dhe shtoi efektin e saj. Kjo është kështu sepse media sociale na e mundëson të ballafaqohemi dhe të kemi bashkëveprim me njerëzit të cilët, në jetën e përditshme s’do të mund të takoheshim fare. Së dyti, kufijtë e tyre që i poshtërojnë tjerët në media sociale, ka mundësi të qëndrojnë anonime dhe kështu mund t’i shmangen pasojave të sjelljeve të tyre. së treti, poshtërimi i bërë në media sociale, lehtësisht mund të del jashtë cakut, qoftë edhe nëse kjo s’ndodh gjatë bashkëveprimit ballë për ballë, kjo situatë po ndikon që qindra ose mijëra femra që përdorin media sociale të poshtërohen dhe të turpërohen nga vetja.

Mesazhet që e poshtërojnë trupin në media sociale bëjnë pjesë në sulmet kibernetike (Cyber agresion). Studimet e bëra për këtë temë tregojnë se kjo sjellje buron për shkak të dy arsyeve, e para ka të bëjë me zbatimin e normave sociale, kurse e dyta statusin social dhe hierarkinë sociale.4 Në të parën, qëllimi i atyre që përpiqen ta poshtërojnë trupin ose pamjen e femrës në media sociale, është vlerësimi dhe fuqizimi i normave për gjininë dhe shabllonet e gjykimit duke përfshirë këtu edhe cilësitë fizike. Mu për këtë arsye përpiqen të dërgojnë mesazhe nënçmuese ndaj atyre që rezistojnë dhe s’i përmbahen këtyre normave.

Sa i përket arsyes së dytë, është besimi i shkruesve të këtyre mesazheve se brenda komunitetit të tyre do të shtohet respekti që e kanë, do t’u përmirësohet statusi ose do ta tërheqin më shumë vëmendjen e tjerëve. Shkrimi i afërsisht 500 mijë mesazheve sulmuese brenda ditës në Twitter, tregon se qindra e mijëra meshkuj dhe femra përpiqen ta fuqizojnë statusin e tyre duke i sulmuar tjerët.

 

Personalitetet tona si pasqyrë!

Qëmoti, studimet kanë treguar se mesazhet armiqësore që kanë prirje për poshtërim e turpërim, cak i të cilave janë kryesisht femrat, i hapin rrugë problemeve të ndryshme psikologjike, të cilat nisin me humbjen e vetëbesimit e shkojnë deri te vetëvrasja. 5 Pavarësisht nëse ndodh në media sociale apo gjatë bashkëveprimit ballë për ballë, për shkak se është jashtëzakonisht e vështirë të dilet mbanë me poshtërimin e trupit, shumë gra që ballafaqohen me këtë, mund të jenë të detyruara të bëjnë shumë ndryshime.

Disa femrat sikurse janë; Tutja Jëllmaz e cila e braktisi gjimnastikën për shkak se kishte tepër muskuj dhe zgjodhi të struket në vete dhe të bëhet e padukshme, Yzge Sheker e cila duke qenë 78 kilogram e operoi lukthin dhe pastaj ndërroi jetë për shkak të kësaj dhe Bergyzar Korell e cila për shkak të peshës me të cilën ka lindur, shpërndan mesazhe me të cilat e kritikon veten, përpiqen që ta kthejnë punën në shaka, megjithatë ato janë të vetëdijshme për presionin e ushtruar sipër tërë grave.

Këtyre shembujve, mund t’u shtohen edhe rastet sikurse janë; aktorja Gupse Yzaj e cila u kritikua për cilësitë fizike nga fansat e burrit të saj, Tylin Shahin e cila u detyrua nga burri i saj të humb peshë derisa ishte llahusë dhe për shkak edhe të efektit të kundërshtarëve politik dhe Semiha Jëlldërëm, gruaja e politikanit Binali Jëlldërëm që u kritikua shumë për fizikun e saj. Por këto raste vetëm pse kanë rezultate tragjike dhe mediale, bëhen temë diskutimi, kurse në anën tjetër vazhdon të ekzistojë dhuna psikologjike me të cilën ballafaqohen qindra e mijëra femra që qëndrojnë të heshtura. A nuk është e mundur që fjalët e tjerëve rreth nesh të themi se janë të parëndësishme e të mos merremi me ato? Kur mendohet procesi i formimit të personalitetit, në të vërtetë del se nuk është aq e mundur. Sipas teorisë së sociologut Coolej 6 pa qenë bashkëveprimi social me tjerët, s’mund të kemi mendim rreth vetes. Njerëzit e vështrojnë mënyrën e perceptimit të tyre nga tjerët dhe pastaj e formojnë personalitetin e tyre në bazë të rezultatit të nxjerrë, kurse Coolej këtë e përshkruan si “Personalitetet tona si pasqyrë!” Gjatë procesit të “Personalitetit tonë si pasqyrë!” etiketimi ose sulmi nga komentet e rënda dhe negative, ndikon që individi ta ndërtojë personalitetin me mangësi dhe të ndihet i parëndësishëm.

 

Poshtërimi i trupit na vjen nga më të afërmit

Kurse njëra ndër pikat më të rëndësishme është që, poshtërimi i trupit nuk vjen gjithnjë nga armiqtë ose ata që kanë qëndrime armiqësore ndaj nesh. Kemi dëgjuar me mijëra herë që nënat u thonë vajzave të tyre dhe shoqet njëra tjetrës që të shtojnë ose të humbin peshë, të bëjnë muskuj ose të mos bëjnë më shumë muskuj dhe se duhet ta ndryshojnë makijazhin ose t’i ndryshojnë flokët. Femrat që gjatë procesit të formimit të personalitetit, përpiqen që të tërhiqen në kufijtë e normales, në të ardhmen nuk habiten shumë nga reagimet e të huajve. Por ja që kur një femrës dukja që duhet ta ketë i diktohet nga faktorët social dhe kulturor, i dëmtohet një pjesë e personalitetit të saj, trajtohet si i paqenë dhe përmes standardeve sociale, i përgatitet një personalitet tjetër.

Hilda Lindemann Nelson e cila shprehet se kjo gjendje ka përfundime më të rëndësishme se mungesa e vetëbesimit, në librin e saj që ka të bëjë me personalitetet e dëmtuara, thotë se përfundimi më i rëndë është kur kjo infiltrohet brenda vetëdijes së individit: Nëse një individ, botëkuptimin përjashtues, nënvlerësues ose zhvatës ndaj atij personalisht ose ndaj tjerëve që janë të ngjashëm me atë, e pranon si pjesë të personalitetit të tij, veten s’mund ta perceptojë si personalitet që e meriton respektin. Për këtë arsye poshtërimi i trupit është sjellje aq e rëndësishme saqë s’mund të shihet vetëm si sjellje e cila e bën individin të mos jetë i lumtur ose të duket si kritikë e rëndë ndaj tij.

 

Çka duhet të bëjmë?

Mund të thuhet se janë hedhur hapa të ndryshme kundër poshtërimit të trupit. Për shembull një firmë e cila e kundërshton botëkuptimin standard drejtvizor të orientuar drejt femrave dhe që kërkon diçka ndryshe, manekinen Armine Arujunjan e cila ka fytyrë jashtë normales, e bëri fytyrë të markës. Firma që i prodhon kukullat Barbie, për shkak të kritikave rreth përmasave jo të vërteta, fillimisht filloi të prodhojë edhe kukulla që i ka përmasat e një femre të shëndoshë, pastaj një tjetër me më shumë kilogram, më të gjatë dhe më të shkurtër. Në të kundërtën e asaj që gjendet në përrallën “E bukura dhe e shëmtuara”, te Shrek kur u prish magjia, e bukura u shëmtua, por s’e humbi vlerën.

Lëvizja për vlerësim të trupit, përpiqet të krijojë taban që njerëzit të jenë në paqe me veten. Përkundër kësaj, normat e bukurisë të cilat imponohen nga kultura patriarkale dhe që nga fëmijëria imponohet me përralla e pastajme reklama dhe për të cilën njerëzit bëhen gardianë të saj, vazhdojnë ta dëmtojnë perceptimin rreth trupit dhe personalitetit.

Natyrisht se format e rezistencës ndaj “Tiranisë kibernetike” dhe poshtërimit të trupit janë të mundura, por për këtë duhet një rreth social i cili ka vetëdije për barazinë mes gjinive, personalitet i cili mund t’i tejkalojë shabllonet e gjykimeve dhe që e vlerëson një personalitet të tillë.

Rruga e vetme për përfundimin e poshtërimit të trupit është ta shohim, ta kuptojmë, të rezistojmë ndaj saj, ta dobësojmë dhe ta ndryshojmë ideologjinë patriarkale e cila femrën e degradon vetëm në trup dhe ia imponon normat e bukurisë dhe të sjelljes që i përcakton vet. Derisa të ndodh ndryshimi, këtë duhet ta përsërisim pa ia ndarë: Femrat (Gjithsesi edhe meshkujt) mund të duken ashtu si duan dhe vlerën e tyre s’e përshkruan dukja e tyre.

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet