Ulja e frikshme me “hundë” e avionit me 141 pasagjerë (Video)

Një avion saudit bëri një ulje emergjente në Jeddah, ku ra në sy ecja deri në fundin e pistës me hundën e tij, e cila nxirrte tymë e flakë gjatë kontaktit të frikshëm me pistë.

Videoja e rrëzimit të avionit me hundë është postuar në internet.

Avioni Saudit i Arabian Airlines me 141 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit në bord po udhëtonte nga Medina në Daka të hënën, kur pësoi një defekt në sistemin hidraulik. Atij iu desh të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Jeddah.

“Piloti turk bëri disa përpjekje por nuk arriti të korrigjojë mosfunksionimin me anën e përparme të uljes. Më pas, Airbus 330 bëri një ulje emergjente me hundën që hiqej zvarrë në”, tha Abdurahman Al-Tayyib, zëdhënës i Agjencisë Saudite Arabe.

Pasagjerët u evakuuan nëpërmjet daljeve emergjente, me të paktën katër prej tyre që u dërguan në qendra shëndetësore, njoftoi media saudite.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet