Ulet niveli ekonomik në Eurozonë në muajin mars

“Vlerësimi i ekspertëve për gjendjen e tanishme ekonomike në Eurozonë gjithashtu është ulur, duke rënë 1.5 pikë në një nivel prej 56.2 pikësh”, tha ZEW.

Indeksi ekonomik i Eurozonës është ulur ndjeshëm me 15.9 pikë për të arritur në 13.4 pikë, njoftoi një qendër kërkimore me bazë në Gjermani.

“Vlerësimi i ekspertëve për gjendjen e tanishme ekonomike në Eurozonë gjithashtu është ulur, duke rënë 1.5 pikë në një nivel prej 56.2 pikësh”, tha Qendra për Hulumtime Ekonomike Evropiane (ZEW).

ZEW poashtu tha se indeksi është ulur me 12.7 pikë në 5.1 pikë në Gjermani, ku mesatarja afatgjate është 23.6 pikë. Qendra kërkimore shtoi se vlerësimi i vendit për treguesit e situatës aktuale u ul me 1.6 pikë për të arritur në 90.7 për qind.

“Shqetësimet për një luftë tregtare globale të udhëhequr nga SHBA-të i kanë bërë ekspertët më të kujdesshëm në parashikimet e tyre”, tha Achim Wambach, kreu i qendrës së ZEW.

SHBA-të kohën e fundit kanë filluar të vendosin një tarifë shtesë për çelikun dhe aluminin e importuar, lëvizje të cilën disa ekonomistë dhe politikanë anembanë botës e panë si “luftë tregtare”.

Rezultatet buruan nga një sondazh me pjesëmarrjen e 220 analistëve, të cilët u pyetën për pritjet e tyre për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet