Ukraina rrezikon të humbë ndeshjen ndaj Luksemburgut në tavolinë, kjo është arsyeja

Federata e Futbollit të Luksemburgut ka dërguar ankesë në FIFA për të kërkuar tri pikë nga ndeshja me Ukrainën, pasi sipas tyre futbollisti me prejardhje braziliane, Junior Moraes nuk ka pasur të drejtë loje.

Kualifikimet e Euro 2020 luajtën xhiron e parë të ndeshjeve, ndërkohë që rasti i Junior Moraes, sulmuesit brazilian të Shakhtarit, mund të dënojë Ukrainën.

Kjo e fundit e ka bërë të vetin futbollistin në fjalë, por rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë.

Sipas gazetës “Record”, Luksemburgu do të ankohet në UEFA, duke pretenduar parregullsi në natyralizimin e lojtarit në fjalë me kombëtaren ukrainase.

Paul Philipp, president i Federatës së Futbollit të Luksemburgut, është i bindur se rasti i Junior Moraes nuk është në përputhje me kërkesat e FIFA-s, që lejojnë natyralizimin e një lojtari, vetëm pasi ai ka jetuar pesë vite në vendin përkatës.

Më konkretisht, braziliani ka jetuar në Ukrainë për 4 vite e 8 muaj, sepse në vitin 2017 ka qenë në Tianjin të Kinës për 6 muaj. Pikërisht kjo gjë e bën të parregullt natyralizimin dhe aktivizimin me Ukrainën. Për pasojë, Luksemburgu kërkon nga UEFA fitore në tavolinë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i federatës ukrainase, Yuri Zapisotsky, është i qetë: “Sipas ligjit ukrainas, ai ka jetuar për pesë vite në vendin tonë, aq sa nevojitet t’i jepet shtetësia”.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet