Ukraina blen dronin ushtarak Bayraktar TB2 i prodhuar në Turqi

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e dronit ushtarak turk Bayraktar TB2, produkt i kompanisë turke Baykar.

Droni ushtarak Bayraktar TB2, i tëri i zhvilluar dhe i prodhuar në Turqi, është bërë shumë i kërkuar brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë, nga shtetet që kryesojnë në zhvillimin e fluturakeve pa pilot. Pas Katarit, droni ushtarak turk do të pajis edhe forcat e sigurisë të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, përmes rrjeteve sociale sot ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e dronit ushtarak turk Bayraktar TB2, produkt i kompanisë turke Baykar.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kompania Baykar në periudhën e ardhshme njëvjeçare do të prodhojë dhe shesë në Ukrainë gjashtë dronë Bayraktar TB2.

Përveç kësaj, Ukrainës do ti dorrëzohen edhe tri stacione për kontroll me pajisjet e plota mbështetëse.

Marrë parasysh faktin se Ukraina posedon pajisje të rënda teknologjike në aviacion, pritet që zgjedhja e tyre për dronin turk Bayraktar TB2 do të kontribuojë ndjeshëm në eksportet e Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Droni në fjalë është i pajisur me sisteme të avancuara të armëve dhe municioneve, duke goditur me sukses objektivat deri në një distancë prej tetë kilometrash.

Dron TB2 mund të fluturojë deri në 27 orë pas nisjes dhe mund të përdoret në misionet vendore dhe të huaja.

Konsol, elektronikë, softuer dhe të gjitha segmentet e tjera të dronit TB2 janë zhvilluar dhe prodhuar nga kompanitë turke.

Bëhet fjalë për një fluturake që mund të përdoret për mbikëqyrje dhe misione luftarake, të cilat si të tilla, tashmë për pesë vjet përdoren nga xhandarmëria, policia dhe ushtria turke.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet