UEFA nis hetimet ndaj Chelsea-t

Sot kanë filluar hetimet nga UEFA ndaj Chelseat për shkak të thirrjeve raciste që kishin bërë tifozët e klubit londinez gjatë ndeshjes së Europa Ligës kundër skuadrës hungareze të MOL Vidit.

Një pjesë e tifozëve të Chelseat akuzohen se kishin brohoritur kore kundër çifutëve gjatë ndeshjes së zhvilluar në Hungari më 13 dhjetor. Këto kore pretendohet se i ishin drejtuar rivalit të Premierligës, Tottenhamit.

Chelsea kishte reaguar ndaj këtij problemi menjëherë, duke i cilësuar ato thirrje si të pështira, si dhe duke thënë se ajo pjesë e tifozëve që i kishte brohoritur ato kore e kishin turpëruar klubin londinez.

UEFA tani ka zbuluar se për këtë rast do të fillojnë hetime më të detajuara, pasi që ata e kanë punësuar një inspektor të veçantë për të hetuar për këtë rast. Chelsea ka marrë njoftimin se tashmë kanë filluar hetimet për këtë incident.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet