UEFA në Kosovë për çështjen e gjyqtarëve

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe nënkryetari, Agim Ademi kanë pritur në takim një delegacion nga UEFA.

Ata u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra legjore për çështje sportive në UEFA raporton Koha.

Fadil Vokrri në fjalën e parë para tyre u bëri thirrje që të ndihen si në shtëpinë e tyre.

”Ju falënderojë për mbështetje dhe ne si federatë e re në pranim sepse ne ekzitojmë shumë gjatë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besojë se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta klojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, ka thënë Vokrri.

Christpoher Wilal foli nga delegacioni i UEFA-s, i cili theksoi se ata kanë ardhur të marrin informata për çështjen e gjyqtarëve dhe pasi të kenë pasqyrë reale do punojnë që Kosova të antarësohet në Konventën e gjyqtarëve.

Ndërsa,Jacques Bondallaz tha se “vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund të ju them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë urojë që të keni shumë suksese”, përfundoi ai.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet