UEFA ka një kërkesë për FFK-në

Delegatët e UEFA-s që po qëndrojnë në Kosovë, dje kanë marrë pjesë në Kuvendin e FFK-së.

Ata janë shprehur të lumtur që Kosova tani është shtet i barabartë në futboll. Jasques Bondallaz ka theksuar se ajo çka ndodhi në Meksiko ishte e pabesueshme.

“Kam nderin për të qenë këtu, në këtë mbledhje historike të Kuvendit të FFK-s. U sjell të fala nga presidenti i ri i UEFA-s, Çeferin, stafi i tij i ngushtë dhe zyrtari ligjor, Alasdair Bell. Për mua ka qenë nder, që isha pjesë e stafit administrativ që kanë vendosur për pranimin e Kosovës në UEFA. Nuk ka qenë aspak e lehtë rruga e pranimit, por ishte vendim demokratik i delegatëve. Ajo çfarë ka ndodhur më pas në Meksikë, ka qenë e pabesueshme, pasi ka qenë kohë e shkurtër për të kryer tërë punën”, ka deklaruar ai

Kërkesa e veçantë e tyre ishin që politika të heq dorë nga sporti dhe futbolli në veçanti.

“Ajo çfarë më ka shtyrë ta bëjë këtë dhe që më ka impresionuar shumë, kanë qenë fotografitë e futbollit tuaj, gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, tani në këtë Kuvend që është historik, dua të sugjerojë disa ndryshime në Statutin e Federatës. Ato kryesoret janë ndarja e përgjegjësive, pushteti brenda federatës, shmangja e diskriminimit dhe eliminimi i politikës në futboll”, ka thënë Bondallaz në Kuvendin e Punës së FFK-s.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet