UEFA do ta dënojë Cityn bllokim të blerjes së lojtarëve

Një dënim i rëndë pritet të vijë për skuadrën e Pep Guardiolas.

Të njëjtin fat si Barcelona dhe Chelsea do të ketë edhe Manchester City.

The Sun raporton se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e afatit kalimtar për blerje të lojtarëve, gjatë verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me transferimet e disa lojtarëve të rinj në moshë.

Bllokimi i blerjeve do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim tjetër atë të përjashtimit nga kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play financiar.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet