U pensionua në vitin 2013, detyrohet t’i rikthehet futbollit (Foto)

Skuadra e Xamax, nga Zvicra është në një situatë tejet të keqe. Klubi nuk ka portier për ndeshjen e radhës.

Një i dënuar, tjetri i lënduar dhe një në pushime, skuadra e Xamax nuk do të ketë portier për ndeshjen e radhës.

Por, ata kanë befasuar duke futur në formacion portierin e pensionuar në vitin 2013, Luca Ferro (39 vjecar). Ai do të jetë në bankë rezervë për këtë takim.

Ferro ish-portier i Genoas, u transferua në Xamax në vitin 2008, ai zhvilloi 46 paraqitje, por në vitin 2013 u pensionua.

Skuadra e Xamax do të luaj kundër Servette, sonte nga ora 20:00./IndeksOnline/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet