U dëmtua nga tërmeti, shembet me C4 pallati 6 katësh në Durrës (Video)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot me shpërthim të kontrolluar një tjetër pallat në Durrës.

Në pallatin gjashtë katësh nr 10/62 në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë, banonin 36 familje.

Ai u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Dëmtimi ishte konstatuar në 2 katet e para ku dhe banorët kishin përfituar bonus, ndërsa katet e sipërme duke qenë se ndërtesa ishte klasifikuar e nivelit 3D, vijonin të banonin normalisht në pritje të riparimeve.

Por pas një analize të tretë u deklarua se ndërtesa kishte marrë dëme të pariparueshme në konstruktin e saj dhe duhej shembur.

Banorëve ju premtua se pallati do të rindërtohet nga e para në të njëjtin vend.

Për prishjen e objektit, u hapën në trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe u përdoren 8.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.

Nga të dhënat paraprake u konstatua se nuk ka pasur dëmtime serioze në banesat në afërsi të shpërthimit të eksplozivit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet