U arrestua anëtari i FETO-s në Prizren

Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, dje në orën 17:30 në Prizren është arrestuar një shtetas i Turqisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Siç njofton Koha.net bëhet fjalë për Ugur Toksoy, pjesëtar i organizatës FETO. Njoftohet po ashtu se i njëjti ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera, fondacion i cili ushtron aktivitet arsimor në Kosove prej 2004.

Ai është ndaluar me akuzën e pjesëmarrjes në tentativën e grushtit të shtetit që ndodhi në korrikun të vitit të kaluar në Turqi.

Sipas informatave të dhëna nga autoritetet gjyqësore në Kosovë, Toksoy do të merret në pyetje sot (28.10.2017) në orën 11:00. Toksoy i posedon të gjitha dokumentet e rregullta dhe leje qëndrimi në Kosovë./Koha.net

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet