U aksidentua në kokë gjatë një incidenti,74-vjeçarit i del një ‘bri’ 10 cm i gjatë, sa herë mundohej ta hiqte… (Foto)

Shyam Lal Yadav e kishte vr.arë kokën 5 vite më parë, dhe pak kohë pas incidentit filloi të vinte re diçka të pazakontë.

74-vjeçari nga fshati Rahli në Madhya Pradesh ia kishte lënë në dorëzim berberit bririn po sa herë që ai ia hiqte me brisk ai vazhdonte të rritej. Me kalimin e kohës briri shkoi deri në 10 cm.

Pasi u bë shumë i gjatë, i moshuari nuk po e menaxhonte dot më dhe kështu që kërkoi ndihmën e një kirurgu në spital. Pasi u konsultua, neurokirurgët tek spitali ku shkoi ia hoqën me sukses bririn dhe tani Shyam është duke u shëruar.

Briri i pazakontë në fakt nuk është një rast jo i njohur nga mjekët të cilët e quajnë ‘bri dhjamor’.

Dr. Gajbhiye shpjegon:

Në terma mjekësorë kjo lloj rritjeje e rrallë quhet bri dhjamor. Duke qenë se në përbërje të tij ka keratinë, i njëjti material që gjendet tek thonjtë tanë, ky bri hiqet zakonisht me një brisk steril.”
Këto lloj masash dalin më shpesh tek persona që janë të moshës nga 60 deri në 70 -vjeç.

 

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet